

Kategoritë
Sport

Teksa po largoheshin nga hoteli për t’u nisur drejt stadiumit MetLife në New Jersey, ata u pritën nga policia amerikane, e cila, çuditërisht, i nënshtroi një kontrolli fizik.
Sipas pamjeve të publikuara, efektivët e policisë kontrolluan nëse futbollistët mbanin me vete ndonjë send të ndaluar, një veprim që ka shkaktuar habi të madhe në opinionin sportiv, pasi raste të tilla nuk janë parë më herët në futbollin botëror.
Pas përfundimit të kontrollit, lojtarët hipën në autobusin e ekipit dhe u nisën drejt stadiumit, ku do të zhvillojnë finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës.
Finalja nis në orën 21:00 dhe do të zhvillohet në New Jersey.