Pamjet filmike tregojnë shkollat e shkatërruara nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Në një deklaratë të bërë nga zyra e medias e qeverisë së Gazës thuhet se Izraeli ka shënjestruar në mënyrë të drejtpërdrejt 622 ndërtesa shkolle në Gaza, që përfaqësojnë afërsisht 80 për qind të shkollave në rajon

Në pamjet e realizuara me dron paraqiten disa institucione arsimore në Rripin e Gazës së bllokuar, që janë dëmtuar rëndë në sulmet e nisura nga Izraeli që nga 8 tetori 2023, raporton Anadolu.

Si pasojë e sulmeve janë dëmtuar rëndë klasat, laboratorët, njësitë administrative dhe bibliotekat e shumë ndërtesave arsimore, duke përfshirë Shkollën Abdullah Abu Sitta, Kolegjin Komunitar Al-Aqsa dhe Shkollën e Vajzave Haifa.

Sulmet kanë shkaktuar ndalimin plotësisht të aktiviteteve arsimore si dhe ndërprerjen e jetës arsimore të qindra nxënësve e studentëve.

– 80 për qind e institucioneve arsimore në Gaza të shkatërruara

Në një deklaratë të bërë nga zyra e medias e qeverisë së Gazës thuhet se Izraeli ka shënjestruar në mënyrë të drejtpërdrejt 622 ndërtesa shkolle në Gaza, që përfaqësojnë afërsisht 80 për qind të shkollave në rajon.

Deklarata gjithashtu vë në dukje se 163 shkolla, universitete dhe institucione arsimore janë shkatërruar plotësisht, ndërsa 388 janë shkatërruan pjesërisht në sulmet izraelite, dhe se janë dëmtuar gjithashtu 70 për qind e shkollave të përdorura për të strehuar palestinezët e zhvendosur.

Theksohet se 13.500 nxënës, 830 mësues dhe personel arsimor, si dhe 193 dijetarë, akademikë dhe hulumtues kanë humbur jetën në sulmet izraelite, ndërsa vihet në dukje se shkollat ​​më të dëmtuara janë në veri të Gazës dhe në Rafah.

Kategoritë
BotaLajme