Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor

Kosovo President Vjosa Osmani talks to Reuters after a deadly shootout in the northern part of the country, in Pristina, Kosovo September 28, 2023. REUTERS/Laura Hasani

Gjatë ditës së sotme presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bruksel.

Ajo pritet të marrë pjesë në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Përëndimor.

‘’Me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bruksel, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor’’, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit është bërë e ditur se në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Osmani do të diskutojë nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit në dritë të sfidave të vazhdueshme të sigurisë në rajon dhe më gjerë, duke filluar me mbështetjen për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës.

Osmani poashtu do t’i informojë krerët e shteteve dhe të BE-së lidhur me situatën e sigurisë në vend, pas sulmit të agresionit të Serbisë më 24 shtator.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi