Osmani pas vrasjes në Gjilan: Gratë nuk duhet të vdesin që institucionet të zgjohen

Osmani pas vrasjes në Gjilan: Gratë nuk duhet të vdesin që institucionet të zgjohen

sh-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje të re dhe vëllait të saj në Gjilan, duke kërkuar drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për çdo dështim institucional në parandalimin e dhunës.

Përmes një postimi, Osmani ka kritikuar shoqërinë dhe institucionet për reagimin pas tragjedive, duke theksuar se parandalimi i dhunës duhet të ndodhë para se ajo të përfundojë me humbje jete.

“Gratë nuk duhet të vdesin që institucionet të zgjohen. Kërcënimet nuk duhet të përfundojnë në arkiv, e dhuna nuk duhet të përfundojë në varreza”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar se vajtimi pas çdo vrasjeje nuk mjafton, nëse nuk shoqërohet me veprime konkrete për të parandaluar raste të tilla.

Në reagimin e saj, ish-presidentja ka kërkuar drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për çdo dështim, duke e përmbyllur mesazhin me thirrjen: “Veprim, jo fjalë. Asnjë jetë më pak! Asnjë justifikim më shumë!”

Kategoritë
LajmeVendi