Osmani para Pistorius: U keqpërdor shenja e KFOR-it dhe flamuri gjerman për të futur armë nga Serbia

Presidentja Vjosa Osmani dhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët, ku kanë folur për zhvillimet e fundit në vend, por edhe për sulmin terrorist në Banjskë, në shtator të vitit të kaluar.

Osmani tha para ministrit gjerman se Serbia ka keqpërdorur shenjën e KFOR-it dhe flamurit gjerman për të futur armë në Kosovë.

“Një ndër arsyet pse sulmi i 24 shtatorit ka ndodhur është për shkak se për muaj të tërë para sulmit, përmes rrugëve ilegale Serbia ka arritur të kontrabandojë armë të stilit ushtarak, të kontrabandojë të uniforma të stilit “Little green men”, ka arritur të kontrabandojë edhe automjete të blinduara.

Ta keni parasysh që ka pasur raste që ata kanë keqpërdorur edhe emrin e KFOR-it duke e vendosur shenjën e KFOR-it në autoblinda ose në automjete të blinduara, vetëm për t’i sjellë brenda Kosovë. Ka pasur edhe  raste kur e kanë keqpërdorur flamurin gjerman për një gjë të tillë, duke e vendosur në rrezik jo vetëm Kosovën por  edhe prezencën gjermane këtu. Pra po shihet se sa të rrezikshme janë përpjekjet e tyre.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi