Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është e pathyeshme dhe se asnjë sulm terrorist e agresion nga Serbia nuk mund ta ndalë të vërtetën. Osmani këtë deklaratë e ka bërë përmes një shkrimi në ‘facebook’ teksa kujtoi heroin e Kosovës Afrim Bunjaku që u vra nga grupet e armatosura serbe në sulmin që u krye me direktivat e shtetit serbe në Banjska të Zveçanit.
“Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës. 24 shtatori na kujton se liria kërkon sakrificë, por edhe se Kosova është e pathyeshme. Asnjë sulm terrorist e agresion nga Serbia nuk mund ta ndalë të vërtetën. Kosova shtet sovran, i lirë e i pandashëm do të mbetet realitet i akthyeshëm e i përjetshëm. Lavdi e përjetshme heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Osmani.