Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim, në cilësinë e tij, të kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.
Në këtë takim, Kryetari Basha e ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas një komunikatës së Zyrës së Presidencës, Vjosa Osmani e ka informuar kryetarin Basha se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
“Presidentja ka potencuar se, sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”, shkruan Osmani.
Të shtunën, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë nënkryetarin nga komuniteti serb. Asnjëri nga deputetë e komuniteti serb nuk mori shumicën e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit, megjithatë kryetari Dimal Basha ka mbyllur seancën konstituive.
Ndërsa, partitë opiztare, kanë konsideruar se nuk është konstituar Kuvendi.