OKB-ja: Më shumë se 282 mijë shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar në Gaza

Familjet palestineze detyrohen të jetojnë në “hapësira të mbyllura, me probleme privatësie dhe qasje të kufizuar në shërbimet bazë”

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) njoftoi se mbi 282 mijë shtëpi në Rripin e Gazës janë shkatërruar ose dëmtuar gjatë gjenocidit dyvjeçar të Izraelit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në llogarinë e UNRWA-së në median sociale të kompanisë amerikane X, citohen të dhëna nga mekanizmi i ndihmës humanitare “Global Shelter Cluster”, i menaxhuar bashkërisht nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC).

Raportohet se mbi 282 mijë shtëpi në Gaza janë shkatërruar ose dëmtuar në sulmet izraelite ndërsa qindra familje palestineze janë detyruar të jetojnë në tenda teksa afrohet dimri.

Familjet palestineze detyrohen të jetojnë në “hapësira të mbyllura, me probleme privatësie dhe qasje të kufizuar në shërbimet bazë” dhe se UNRWA-ja dhe organizatat e saj partnere vazhdojnë të ndihmojnë familjet e zhvendosura.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi më 9 tetor se Izraeli dhe Hamasi miratuan fazën e parë të planit të armëpushimit në Gaza gjatë negociatave në Egjipt. Marrëveshja u nënshkrua në Egjipt, ku zhvilloheshin negociatat ndërsa hyri në fuqi më 10 tetor me miratimin e qeverisë izraelite.

Sipas deklaratës së fundit nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës, 69.185 palestinezë janë vrarë dhe 170.698 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite që nga tetori i vitit 2023.

Kategoritë
BotaLajme