‘Nxehet’ situata në Shkup: Lavrov e përmendi Kosovën, i reagon ashpër kryediplomati i Shqipërisë

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, po zhvillon punimet samiti i OSBE-së, me pjesëmarrjen e gjitha vendeve anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, përfshirë Rusinë.

Ministri i Punëve të Jashtme ruse, Sergei Lavrov, adresoi kritika të ashpëra ndaj OSBE-së, që sipas tij është bërë vegël e Bashkimit Evropian.
Më pastaj, Lavrov foli edhe për Kosovën, duke thënë se me shpalljen e pavarësisë më 2008-ën dhe pranimin e saj, është bërë siç thotë ai rrëmbimi i Kosovës nga Serbia , kjo duke shkelur Rezolutën 1244 të OKB-ës dhe pa referendum.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi