Notarja me autizëm dhe me dëgjim të dëmtuar përgatitet për suksese të reja

layda Sayın, një notare e licencuar, u bë sportistja më e dekoruar e lojërave në Kampionatin Turk të Notit TOSSFED të Lojërave Sportive për Autizmin SOBE, të organizuar në bashkëpunim me Federatën Turke të Sporteve të Atletëve Specialë (TOSSFED) dhe Fondacionin SOBE, raporton Anadolu.

Ajo u fitoi medalje ari në garën 400 metra, medalje bronzi në garën e lirë 200 metra dhe medalje argjendi në garën e lirë 50, 100, 400 dhe 800 metra dhe 100 metra në stilin flutur në kategorinë e vajzave mbi 13-vjeç.

Duke e bërë përsëri krenar babanë e saj, İlayda dëshiron të fitojë edhe në garat ndërkombëtare.

Osman Sayın, 56-vjeç, babai i notares İlayda, për Anadolu tha se ata kishin vërejtur ndryshime tek vajza që nga dita e lindjes së saj.

“Fëmijët me autizëm kanë këto karakteristika të dallueshme. Atyre u pëlqen të shohin lavatriçen duke u rrotulluar. İlayda gjithashtu i pëlqente të shikonte lavatriçen duke u rrotulluar dhe të krijonte lojëra duke vendosur shishe të ndryshme shampoje pranë njëra-tjetrës. Ne po i vëzhgonim këto ndryshime. Këto karakteristika filluan të shtoheshin kur ajo filloi shkollën parashkollore në moshën 3-vjeç. Ajo u diagnostikua në moshën 6 vjeç”, tha ai.

Babai Osman deklaroi se ata e inkurajuan İlaydën të notonte, duke theksuar: “Sepse noti dhe uji janë një hobi i preferuar për fëmijët me autizëm. Fëmijët me autizëm e duan ujin instiktivisht. Ne kemi vazhduar të notojmë rregullisht që atëherë. E njohëm talentin e saj pasi e pamë kur filloi të notonte. Pas kësaj, noti u bë një pjesë e domosdoshme e jetës sonë. Ajo ka notuar për 16 vjet. Ne stërvitemi për dy orë, gjashtë ditë në javë. Ajo noton midis 1.500 dhe 3.000 metra çdo ditë”.

“Një nga tre sportistet që kaluan pragun e Turqisë”

Sayın shpjegoi se ata morën pjesë në garat nën kujdesin e TOSSFED, duke theksuar: “Këtu ka fëmijë me sindromën Down, fëmijë me sëmundje mendore dhe fëmijë me autizëm. Ne u kualifikuam për garat kombëtare duke kaluar garat rajonale të organizuara nga Federata në shtatë stile të ndryshme. Kemi tre vajza nga e gjithë Turqia që kaluan këto pragje, njëra prej të cilave është İlayda”.

Osman deklaroi se İlayda doli e para në 100 metra stil i lirë dhe stil flutur në Kampionatin Turk TOSSFED në vitin 2022, dhe tha se ajo fitoi 7 medalje ari dhe 2 argjendi në garat provinciale TOSSFED të mbajtura në Kayseri në prill, dhe 11 medalje ari në garat e mbajtura në Mersin në maj.

Atletja me autizëm dhe me 70 për qind dëmtime të dëgjimit, İlayda Sayın, tha se ishte e lumtur që kishte të atin në krah.

İlayda, e cila ia dorëzoi medaljet e fituara Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se qëllimi i saj është të fitojë më shumë medalje.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme