Njësia Speciale Intervenuese në Qeveri, takohen me kryeministrin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës

Në këtë ka marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Svecla.

Gjatë këtij takimi pritet të diskutohen kërkesat e tyre pas protestës për shtesat e rrezikshmërisë.

Pjesëtarët e NJSI-së kanë protestuar më 1 nëntor për të shprehur pakënaqësitë lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera.

Më 27 tetor, Qeveria e Kosovës prezantoi shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Shtesat janë ndarë në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve policorë.

Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë 150 euro mbi pagën bazë.

Ndërkaq, për Njësinë për eksplozivët dhe deminim, Qeveria tha se shtesa do të jetë në vlerë prej 120 eurosh.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi