Një prej autorëve të sulmit me bombë në Tregun e Kafshëve në Prizren dyshohet se ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK

Një prej autorëve të sulmit me bombë në Tregun e Kafshëve në Prizren dyshohet se ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shpërthimi me granatë dorë që ka ndodhur sot në mëngjes në tregun e kafshëve në Prizren.

Incidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 04:50 të mëngjesit të së mërkurës, pas një konflikti mes dy palëve.

Policia ka njoftuar se ka arritur të identifikojë tre të dyshuar për sulmin. Një prej tyre është arrestuar në rajonin e Gjilanit, ndërkohë që dy të tjerë janë në kërkim policor.

Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar informacione se një nga të dyshuarit (emër i njohur për redaksinë), për shpërthimin në Tregun e Kafshëve në Prizren, ka kërkuar ndihmë sot mjekësore në Kliniken Emergjente të QKUK në Prishtinë, ku edhe është duke u trajtuar.

Për rastin edhe njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila është duke e trajtuar informatën dhe pritet arrestimi i të dyshuarit.

Ndërkohë që sipas informacioneve zyrtare, 9 të plagosurit si pasojë e sulmit janë duke marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Sot me date 22.11.2023. rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate për një rast plagosje te tregu i kafshëve ne Prizren. Nga informatat e pare dyshohet se 9 perona kane pësuar lëndime nga shpërthimi i një granata dore. Te gjithë te lënduarit janë ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit duke marrë trajtim mjekësor. Policia ka dal në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në vendngjarje kane dalë edhe njësiti i hetimeve rajonale të Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë, njofton PK’ja që ka shtuar se “tre te dyshuar janë identifikuar dhe janë ne kërkim policor”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova