Një person në Viti sulmoi me mjet të fortë një person tjetër për shkak të konfliktit në komunikacion, arrestohet

Një person në Viti sulmoi me mjet të fortë një person tjetër për shkak të konfliktit në komunikacion, arrestohet

NJë person është arrestuar të hënën në Viti, pasi ka sulmuar një person për shkak të një mos-marrëveshje në komunikacion.

Ai ka treguar se sulmuesi e ka përdorur një mjet të fortë duke i shkaktuar kështu lëndime viktimës që më pas ka marrë trajtim mjekësor.

”Nga Policia e Kosovës në Viti dje  është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike me viktimën mashkull kosovar, të njëjtin e ka sulmuar me një mjet të fortë, dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndim të rënd trupore. I dyshuari dhe viktima janë dërguar  për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas tretmanit mjekësor dhe intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka thënë Hashani

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova