Përfundoi seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.
Lajmin e konfirmoi për Ekonomia Online zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.
Morina akuzohet se gjatë periudhës 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës. Ai po jetonte në Serbi dhe ishte me profesion taksist.
“Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.