Një foshnjë u shpëtua nga stomaku i një gruaje shtatzënë të vrarë në një sulm izraelit

Në sulmin e ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Nusayrat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, një grua palestineze e nëntë muajshe shtatzënë mbeti e vrarë, por mjekët arritën t’i shpëtonin foshnjën e saj.

Siç raporton agjencia palestineze e lajmeve WAFA, mjekët në spitalin “Awde” në kampin e refugjatëve Nusayrat kryen një operacion të suksesshëm dhe shpëtuan foshnjën nga stomaku i një gruaje shtatzënë e cila u soll e vdekur në spital në orët e para të natës.

Falë përpjekjeve të mëdha të ekipit mjekësor dhe mjekëve, foshnja ka lindur me prerje cezariane. Më pas ajo u vendos në një inkubator në njësinë neonatale në spitalin Aksa.

Operacioni i suksesshëm u krye nga mjekët obstetër, gjegjësisht mamitë.

Spitali “Awde” ofron shërbime shëndetësore si i vetmi spital që ofron shërbime gjinekologjike dhe obstetrike në pjesën qendrore të qytetit që nga fillimi i masakrës izraelite në Rripin e Gazës.

Kategoritë
BotaLajme