Një 18-vjeçar ka humbur jetën sot në vendin e punës në fshatin fshatin Nikadim të Ferizajt, ku sipas mjekëve kujdestar dyshohet për vdekje natyrore.
Ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot, rreth orës15:30 nga Qendra Emergjente në Ferizaj jemi njoftuar se një person, mashkull i moshës rreth 18 vjeçar është sjellur pa shenja jete.
Ekipe të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se viktima dyshohet se kishte ndërruar jetë në vendin e punës në njê fabrikê në fshatin Nikadim të Ferizajt.
Sipas mjekëve kujdestar dyshohet për vdekje natyrore.
Në lidhje me këtë është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, tha Veseli.