Nis takimi midis Lajçakut e Vuçiqit

Sot në Beograd po qëndron për vizitë emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ai po zhvillon takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Paraprakisht, Lajçak ka folur në një takim të veçantë me drejtorin e Zyrës për Kosovë Petar Petkoviq.

Lajçak ndodhet në Beograd në prag të takimit të kryenegociatorëve të Beogradit dhe Prishtinës, Petar Petkoviq dhe Besnik Bislimi, i cili do të mbahet më 16 nëntor në Bruksel.

Theksojmë se Lajçak ishte në Prishtinë më 7 nëntor, ku u takua me Bislimin, por jo edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në Prishtinë, Lajçak është takuar edhe me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë, me të cilët ka biseduar për hapat e mëtejshëm në negociata.

Kategoritë
LajmeVendi