Në Parlamentin e Këshillit të Evropës sot diskutohet për sulmin terrorist në veri dhe situatën në Izrael

Gjatë ditës së sotme pritet të mblidhet Parlamenti i Këshillit të Evropës.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet mbi sulmin e fundit terrorist që ndodhi më 24 shtator ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunajku.

Gjatë përleshjeve, sipas autoriteteve kosovare, janë vrarë tre sulmues.

Kosova ka fajësuar për këtë sulm terrorist – Serbinë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.Në BE disa shtete kanë kërkuar që Serbia të ndëshkohet nëse vërtetohet se ka qenë e përfshirë në sulm.

Po ashtu pos temës së situatës në veri të vendit në këtë mbledhje pritet të diskutohet edhe përplasjet midis Izraelit dhe Hamasit.

Këto janë temat e diskutimit:

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi