Nëse Kombëtarja do të kualifikohet në “Euro 2024”, kjo do t’i sillte Federatës Shqiptare të Futbollit 9.25 milionë euro.
Kjo shifër është minimalja dhe e njëjtë për 24 kombëtaret që do të marrin pjesë në grupe. Më tej përfitimet nuk ndalen me kaq, pasi për çdo fitore në grup, UEFA ka vendosur një bonus prej 1.5 milionë eurosh, ndërsa barazimi vlen 750 mijë euro.Çdo kombëtare që do të kalojë grupet do t’i sjellë federatës përkatëse 2 milionë euro të ardhura. Ndërkohë 3.25 milionë të tjera do të përfitohen nëse arrin në çerekfinale.

