Në Kosovë u mbajt gara tradicionale e kërcimeve nga Ura e Fshejt

Në garën tradicionale të kërcimeve morën pjesë 20 garues nga Kosova dhe vendet fqinje të cilët kërcyen nga një lartësi prej 22 metrash në ujërat e lumit Drini i Bardhë.

Në qytetin e Gjakovës, në jugperëndim të Kosovës, u zhvillua edicioni i 76-të i garës tradicionale të kërcimeve nga Ura e Fshejt, raporton Anadolu.

Kërcimet nga Ura e Fshejt u organizuan nga klubi “Bridge Divers” në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës.

Në garën tradicionale të kërcimeve morën pjesë 20 garues nga Kosova dhe vendet fqinje të cilët kërcyen nga një lartësi prej 22 metrash në ujërat e lumit Drini i Bardhë.

Florid Gashi zuri vendin e parë në garë, ndërsa Shkëlzen Goçi u rendit i dyti.

Tradita e kërcimeve nga Ura e Fshejt vazhdoi pa ndërprerje nga viti 1954 deri në vitin 1999 dhe pas një pauze disavjeçarë për shkak të luftës në Kosovë, rifilloi në vitin 2014.

E ndërtuar në shekullin e 18-të, Ura e Fshejt u rindërtua pasi ishte shkatërruar plotësisht gjatë Luftës së Parë Botërore.

Synimi i këtij aktiviteti është që ai të rikthehet në nivel ndërkombëtar dhe të kontribuojë në turizmin e vendit.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi