Në Kosovë do të prezantohet Programi i Bursave për në Turqi

Në Kosovë do të realizohet prezantimi i programit të bursave të studimit që akordohet nga republika e Turqisë.

Nga ky program mund të përfitojnë me qindra mijëra studentë nga e gjithë bota, duke filluar nga sistemi Bachelor e deri tek ai i kërkimeve shkencore.

Në këtë program të bursave të studimit mund ta përfitojnë studentë të cikleve të ndryshme, si ato të Bachelorit, Masterit, Doktoraturës dhe të kërkuesve shkencorë. Në këtë bursë përfshihet akomodimi në konvikt duke përfshire vaktet e ushqimit, pagesa mujore , gjithashtu mbulohet sigurimi shëndetsor, pagesa e rrugës vajtje-ardhje me avion dy herë gjatë gjithë peridhuës së diplomimit, gjithashtu në të përfshihet kursi parapërgaditor i gjuhës Turke një vit përpara se të filloj studimet, si dhe tarifën e programit të shkollës.

Agjenda e prezantimit

Universiteti i Prishtinës, e martë më 5 dhjetor 2023 në ora 11:00
Shoqata Gercek, e martë 5 dhjetor 2023 në orën 15:00
Universiteti Haxhi zeka , 6 Dhjetor 2023, në ora 11:00
7 dhjetor 2023 (do të jepen detajet e programit të Prizrenit)

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi