Në bazën ajrore Al Udeid në Katar kanë mbërritur gjashtë bombardues, pesë prej të cilëve mund të mbajnë armë bërthamore

Në bazën ajrore Al Udeid në Katar kanë mbërritur gjashtë bombardues, pesë prej të cilëve mund të mbajnë armë bërthamore

Prania ajrore amerikane është forcuar më tej me sjelljen e gjashtë bombarduesve strategjikë B-52, nga të cilët pesë mund të mbajnë armë bërthamore.

Pamjet më të fundit satelitore tregojnë se në bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar janë vendosur bombarduesit strategjikë B-52.

Sipas të dhënave të Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, duke analizuar numrat e avionëve, pesë nga gjashtë bombarduesit e vendosur mund të mbajnë armë bërthamore.

Ky bombardues mund të mbajë deri në 32 ton ngarkesë shpërthyese, përfshirë tipe të ndryshme bombash, sensorësh dhe pajisjesh. Në periudhën e kaluar është rritur ndjeshëm numri i transportit ajror, përkatësisht i avionëve transportues të forcave ajrore amerikane që sjellin pajisje dhe armatime.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova