Ndërron jetë në QKUK personi që lëndoi veten me thikë ditë më parë

Pas disa ditësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, burri nga Ferizaj që pësoi lëndimë trupore pasi e theri veten me thikë, ka humbur jetën.
Lidhur me rastin është njoftuar Policia, teksa hetimet kanë nisur me vendim të prokurorit

Bëhet fjalë për një 63 vjeçar.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, me ç’rast kanë bërë të ditur se nga QKUK-ja janë njoftuar se 63 vjeçari ka ndërruar jetë.

Pas marrjes së procedurave të nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë t’i dorëzohet familjes.

“Nga QKUK është raportuar se ka vdekur viktima mashkull kosovar, i cili ditë më parë në shtëpinë e tij e kishte lënduar vetën me një thikë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.”

Kategoritë
LajmeVendi