Valon Berisha, mesfushori është pensionuar zyrtarisht nga Kombëtarja e Kosovës.
Berisha sot është i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e shikuar ndeshjen mes Kosovës dhe Austrisë, shkruan Indeksonline
Pikërisht pas përfundimit të pjesës së parë, Berisha është nderuar nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi.
Ai mori një dhuratë, një fanellë me numërin që e kishte bartur te Kosova.

