Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se NATO është duke e shqyrtuar praninë e saj më të qëndrueshme në Kosovë3.
Kjo vjen pas tensioneve të vazhdueshme në veri të Kosovës.
“Ne adresuam edhe çështjet në Ballkanin Perëndimor, dhe kemi parë dhunë serioze në veri të Kosovës, retorikë ndarëse e shkëputëse në Bosnjë Hercegovinë, dhe tentime malinje të ndërhyrjeve përfshirë ato nga Rusia. Së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së ne do të diskutojmë mënyrat që të rrisim stabilitetin në rajon. NATO-ja tashmë ka shtuar 1000 trupa në Kosovë, dhe jemi duke shqyrtuar një prani më të qëndrueshme në Kosovë”, tha Stoltenberg.
Sekretari i NATO-s foli edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, derisa theksoi se të dyja vendet duhet të rikthehen në tryezën e diskutimeve.
“Beogradi dhe Prishtina, duhet të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Stabilitetit varet nga të gjitha palët që zgjedhin dialogun dhe diplomacinë, në vend të konfliktit dhe kaosit”, tha Stoltenberg. /Telegrafi/










