Myslimanët në Norvegji morën kërcënime në prag të Bajramit: Policë të armatosur patrullojnë rrugët

Policia norvegjeze tha të shtunën se oficerët në detyrë do të armatosen pas kërcënimeve ndaj komunitetit mysliman.

Policia në Norvegji, si në vendet e tjera skandinave, përgjithësisht nuk mban armë.

Por në njoftimin për shtyp thuhet se Drejtori i Policisë “nga sot ka vendosur të armatos policinë në nivel kombëtar”.

“Konteksti është kërcënimi që i drejtohet komunitetit fetar mysliman përpara festës së Bajramit javën e ardhshme”, shtohet në deklaratë.

Zëdhënësi i policisë Roar Hansen tha për AFP se xhamitë kishin marrë “kërcënime”.

Policia norvegjeze ka marrë më parë leje për të mbajtur armë gjatë periudhës së Pashkëve nga 27 marsi deri më 2 prill.

Kategoritë
BotaLajme