Musliu e ashpër: Sa herë vendi ka nevojë për aleancë, Albin Kurti zgjedh konfliktin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas goditjes së madhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë Kosovës, me pezullimin e dialogut strategjik.

Musliu ka shkruar në Facebook se misioni i Albin Kurtit, siç thotë ajo është sabotimi dhe izolimi i Kosovës.

Ajo tha se “sa herë që vendi ka nevojë për stabilitet e aleancë me partnerët, Albin Kurti zgjedh konfliktin.”.

“Çka tjetër duhet të bëjë ky njeri për të na bindur se misioni i tij i vetëm është sabotimi dhe izolimi i Kosovës?”

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi