Trajneri portugez Jose Mourinho pati një periudhë mjaft të zbehtë në Stamboll si trajner i klubit të famshëm Fenerbahçe.
Përveç faktit që nuk arriti të fitonte titullin e shumëpritur, Mourinho kaluoi 16 muaj në Stamboll duke jetuar në hotelin “Four Seasons”, dhe shpenzimet totale kapin vlerën e pothuajse 750 mijë eurove.
Sipas gazetës turke Yeniçağ Gazetesi, portugezi dyshohet se i ka lënë klubit të tij të mëparshëm një faturë hoteli të papaguar në vlerën 747 mijë euro.
Kujtojmë se Mourinho u shkarkua pasi Fenerbahçe u eliminua nga Benfica në fazën play-off të Ligës së Kampionëve – klub që aktualisht ai vetë e drejton. Megjithëse u largua para kohe, atij i takon një dëmshpërblim prej rreth 15 milionë eurosh për ndërprerjen e parakohshme të kontratës që duhej të zgjaste deri në vitin 2026.
Për momentin nuk është e qartë kush do të paguajë faturën e hotelit – Mourinho apo punëdhënësi i tij i mëparshëm, Fenerbahçe./Gazeta e Re

















