Trajneri i njohur Jose Mourinho pësoi një humbje të rëndë me Fenerbahçen në shtëpi, pasi nënkampionët e Turqisë u mposhtën nga Rangers me rezultatin 3:1.
Rangers triumfuan në ndeshjen e parë të raundit të 1/8 të finales të Ligës së Evropës, ndërsa Mourinho pati një moment interesant në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
Gjatë konferencës, “Special One” bëri sikur ra në gjumë ndërsa një gazetar turk po bënte një pyetje të gjatë, një veprim që duket qartë se ishte sarkastik, pasi trajneri portugez nuk e pëlqeu mënyrën e formulimit të pyetjes.
Ndërsa gjesti i tij shkaktoi të qeshura tek të pranishmit, ka shumë të ngjarë që ai të mos pritet mirë nga tifozët e Fenerbahçes, veçanërisht pas një humbjeje të dhimbshme, e cila i ka vënë ata në prag të eliminimit nga Evropa.
Reagimi i tifozëve
Një tifoz i zemëruar shkroi në rrjetet sociale:
“Si ka mundësi që njerëz të tillë të sillen kështu? Si mund të mbrohet dikush që nuk tregon respekt për ekipin dhe tifozët e tij?”
Kujtojmë që Rangers fituan falë golave të Dessers dhe Černy, ndërsa i vetmi gol për Fenerbahçen u shënua nga Djiku.
Ndeshja e kthimit në stadiumin Ibrox do të zhvillohet pas shtatë ditësh./Gazetaere