Moti këtë fundjavë: E shtuna me borë, e diela me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se fundjava do të jetë me mot të paqëndrueshëm – e shtuna me borë, ndërsa e diela me diell.

-Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes – 1 deri1 gradë Celsius.

-Të dielën mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës -1 deri 1

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi