Mos e injoroni: Simptoma e heshtur e kancerit shfaqet kur jeni duke u përpjekur të flini

Ka simptoma të ndryshme që janë më pak të njohura, dhe njohja e tyre mund t’ju ndihmojë të zbuloni në fillim problemet serioze shëndetësore. Prandaj, nuk është keq t’i zbuloni në kohë.

Nëse përjetoni dhimbje në trupin tuaj kur përpiqeni të flini, ekziston rreziku i mundshëm që të keni një lloj kanceri. Gjegjësisht, mjekja Deborah Lee, nga “Dr Fox Online Pharmacy”, thekson se dhimbja që shfaqet gjatë natës kur dëshironi të flini është një nga simptomat më të zakonshme të kancerit.

“Natën, ju mund të keni shumë më tepër siklet sepse atëherë kanceri rritet më shpejt. Kur shtriheni, ndryshon shpërndarjen e peshës së tumorit dhe indeve përreth, gjë që shpesh shkakton dhimbje,” shpjegoi Dr. Lee.

Ajo deklaroi se kjo dhimbje nuk do të thotë domosdoshmërisht se një person ka kancer dhe se është mirë të kontrollohen simptoma të tjera si humbja e peshës dhe oreksi, dobësia dhe rraskapitja, të përzierat dhe të vjellat dhe temperatura e lartë.

Ajo rekomandoi të shihni një mjek nëse dhimbja vazhdon për më shumë se 20 ditë. Dhimbja shkaktohet nga presioni i tumorit në kocka, nerva ose në disa organe të tjera të trupit. Gjithashtu, dhimbja mund të jetë e ndryshme dhe varet se ku ndodhet tumori dhe në çfarë faze është.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi