Moldavia prezanton obuset e fuqishme izraelite: A po përgatitet Kishinau për një pushtim rus?

Ministria e Mbrojtjes së Moldavisë ka publikuar një video ku shfaqen obuset izraelite vetëlëvizëse Atmos, që përbëjnë armatimin më modern të blerë deri tani për forcat e armatosura të Moldavisë.

Në videon e publikuar nga ministria moldave shihen të paktën pesë obuse Atmos, të cilat lidhen me njoftimin e kompanisë izraelite Elbit nga viti 2023.

Në prill të vitit 2023, kompania Elbit kishte njoftuar se kishte nënshkruar një marrëveshje me një shtet evropian për blerjen e obuseve vetëlëvizëse në vlerë prej 102 milionë dollarësh.

Për forcat e armatosura të Moldavisë, kjo blerje përfaqëson marrjen e platformës më moderne luftarake që nga themelimi i ushtrisë moldave, e cila deri tani është mbështetur kryesisht te teknologjia sovjetike dhe ruse.

Obusi vetëlëvizës Atmos ka një rreze të deklaruar goditjeje deri në 30 km me municion konvencional, dhe deri në 41 km me municion të përmirësuar.

Blerja e obuseve izraelite është vetëm pjesë e një pakete më të gjerë të modernizimit të armatimit që po zbaton Kishinau, në një kohë kur forcat moldave mbahen në gjendje të vazhdueshme gatishmërie për shkak të luftës në Ukrainë, si dhe pranisë së trupave ruse në rajonin e pa njohur Transnistria.

Kategoritë
BotaLajme