Misioni i SHBA’së në NATO: Po ndërmerren hapa të kujdesshëm për forcimin e KFOR’it në Kosovë

Misioni i SHBA-së në NATO, është duke ndërmarrë hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat e nevojshme për të përmbushur mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara.

Kështu kanë bërë të ditur në një njoftim në profilin e tyre në platformën “X”.

“NATO po ndërmerr hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR të ketë forcat e nevojshme për të përmbushur mandatin e saj të OKB-së në mënyrë të paanshme. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i dha mandat KFOR-it në 1999 për të pasur një mision paqeruajtës neutral”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi