Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi të shtunën se 921 persona janë vrarë në këtë territor palestinez që kur Izraeli rifilloi sulmet e mëdha më 18 mars.
Sipas deklaratës së kësaj ministrie, numri përfshin 25 persona të vrarë gjatë 24 orëve të fundit.
Gjithashtu u theksua se numri i përgjithshëm i të vrarëve ka arritur në 50.277 që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023.
Trupat izraelite filluan ofensivën më 20 mars, dy ditë pasi ushtria rifilloi bombardimet ajrore në Gaza pas një armëpushimi gati dy mujor, raporton AFP.