Ministri Peci dhe homologu i tij bullgar Vatev, nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, dhe homologu i tij nga Bullgaria, Kiril Vatev, kanë nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimi, sipas së cilës parashihet konkretizimin i bashkëpunimit në mes të dyja shteteve në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural përmes projekteve të përbashkëta zhvillimore.

Ministri Peci tha se është nderë që në Kosovë është duke qëndruar për herë të parë një ministër bullgar, sipas tij, marrëveshje e nënshkruar përfshin bashkëpunimin në aspektin institucional në funksion të zhvillimit të bujqësisë.

“Është kënaqësi dhe nderë ta kem homologun bullgar, duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ne aspektet institucional ne funksion e zhvillimit bujqësor. Si shkëmbim përvojash do kemi vizitat e ndryshme, me pjesën e dytë në Rahovec. Është vizita e parë e një ministri bullgar, gjë që është shumë e mirë për krijimin e marrëdhënieve të mira shtetërore”, tha ai.

Ministri bullgar, Kiril Vatev, tha se është i bindur që do të kenë marrëdhënie të shkëlqyeshme me shtetin e Kosovës, jo vetëm në fushën e bujqësisë por edhe në fusha të tjera.

“Jam i lumtur që vizitoj së pari Kosovën si ministri i parë bullgar. Jam i bindur që do kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme, jo vetëm në bujqësi por edhe në fushat tjera. Besoj që do largohemi me më shumë optimizëm”, tha ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi