Ministri i jashtëm hungarez, Péter Szijjártó, kritikoi standardet e dyfishta të Bashkimit Evropian, duke theksuar se BE-ja po insiston për anëtarësimin e Ukrainës, ndërkohë që vendet e Ballkanit Perëndimor po presin më shumë se 14.5 vjet.
“Anëtarësimi i Ukrainës në BE do të ishte i rrezikshëm”
“Ndërsa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, insiston për anëtarësimin e Ukrainës deri në vitin 2030, vendet e Ballkanit Perëndimor po presin më shumë se 14.5 vjet,” tha Szijjártó në një konferencë për shtyp pas takimit me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane, Filip Ivanović.
Szijjártó theksoi se “integrimi i kësaj rajone do ta forconte BE-në, ndërsa anëtarësimi i Ukrainës do të paraqiste rreziqe ekonomike dhe bujqësore”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltán Kovács, i cituar në rrjetin X.
Ai u shpreh krenar për përparimin e Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE gjatë presidencës hungareze të Këshillit të BE-së, duke theksuar mbështetjen për vazhdimin e negociatave gjatë presidencës polake.
Szijjártó gjithashtu njoftoi forcimin e bashkëpunimit ekonomik midis Hungarisë dhe Malit të Zi, duke theksuar se eksporti hungarez në Mal të Zi vitin e kaluar ka tejkaluar 100 milionë euro, me investime të rëndësishme në sektorin e IT-së, telekomunikacionit dhe financave./Gazetaere