Ministri francez u kërkon falje tifozëve të Liverpoolit për kaosin në Ligën e Kampionëve

Ish-ministri i brendshëm i Francës ka kërkuar falje për herë të parë për fiaskon e vitit 2022 në Stade de France, ku tifozët e futbollit të Liverpoolit u fajësuan gabimisht për një trazirë.

Gérald Darmanin pranoi se masat e sigurisë për finalen e Ligës së Kampionëve midis Liverpoolit dhe Real Madridit ishin të gabuara dhe se komentet e tij të para publike – duke fajësuar tifozët anglezë – ishin një gabim.

“Ishte një dështim sepse nuk e kisha parashikuar. Ky ishte një gabim nga ana ime. U mashtrova nga paragjykimet e mia”, tha Darmanin, tani ministër i drejtësisë i Francës.

“Fajtori ishte i lehtë për t’u gjetur dhe tani u kërkoj falje tifozëve të Liverpoolit. Ata kishin shumë të drejtë që u lënduan. Ishte një gabim dhe një dështim”.

Policia përdori gaz lotsjellës ndaj mbështetësve të Liverpoolit dhe disa tifozë u grabitën nga bandat e të rinjve francezë.

Në një intervistë të gjatë në kanalin Legend në YouTube, Darmanin tha se nata ishte “dështimi më i madh” i karrierës së tij.

“Ajo që nuk e vlerësova atë mbrëmje ishte se problemi i vërtetë nuk vinte nga mbështetësit anglezë, por nga delikuentët që po vidhnin tifozët”, ka dekklaruar ai, ka raportuar BBC,

Kategoritë
BotaLajme