Ministri amerikan i mbrojtjes ka një tatuazh të ri: në dorë ka bërë me shkronja arabe fjalën “kafir”

Ministri amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth, së fundmi ka shkaktuar debat në rrjetet sociale pasi disa përdorues vunë re fjalën “kafir” (që në arabisht do të thotë “jobesimtar”) të tatuazhuar në dorën e tij, pavarësisht se menjëherë pranë saj ka edhe një tatuazh të kryqit të kryqtarëve.

Fotografia ishte pjesë e një postimi të shpërndarë nga llogaria zyrtare e Hegseth në Twitter, ku ai shkruante se “e nisi ditën me luftëtarët e SDVT-1”.

“E nisëm ditën së bashku me luftëtarët e SDVT-1 në @JointBasePHH. Këta SEAL janë maja e shtizës, mjeshtër të fshehtësisë, qëndrueshmërisë dhe vdekshmërisë. Armiqtë e Amerikës i frikësohen – aleatët tanë u besojnë. Krenar që kaluam kohë me më të mirët e Amerikës”, shkroi Hegseth.

Disa përdorues të Twitter-it vunë re tatuazhin dhe komentuan për të shprehur mendimet e tyre lidhur me çështjen.

“A e dini fare çfarë do të thotë ai tatuazh?”, shkroi njëri prej tyre. Një tjetër shtoi: “Pse u jep armë njerëzve që të quajnë ‘Kafir’?”

Kjo nuk është hera e parë që Pete Hegseth shkakton debat në rrjetet sociale për shkak të tatuazheve të tij. Gjatë një interviste për Fox News, ministri amerikan i mbrojtjes u detyrua të shpjegojë pse kishte bërë tatuazh Kryqin e Kryqtarëve, i cili shkaktoi polemika të mëdha për shkak të lidhjeve të supozuara me ekstremistët nacionalistë të bardhë.

“Përfundimisht, jam konsideruar ekstremist apo nacionalist i bardhë për shkak të tatuazheve që kam marrë nga udhëheqësit në njësinë time”, tha ai duke konfirmuar se bëhet fjalë për “Kryqin e Jeruzalemit”, i njohur gjithashtu si Kryqi i Kryqtarëve.

Kategoritë
BotaLajme