Merret vendimi, pjesëtarët e Policisë nuk do të paguajnë për shërbime në QKMF të Prishtinës

Komuna e Prishtinës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që pjesëtarët e Policisë Kosovës të lirohen nga pagesa për shërbimet që ofrohen në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Online Reporteri.net thuhet se për këtë vendim do të kujdeset i pari i kryeqytetit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe institucionet tjera vartëse të Drejtorisë së Shëndetësisë.

Vendimi në fjalë hyn në fuqi 15 ditë pas regjistrimit në Zyrën e protokollit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e si dhe 7 ditë pas publikimit në faqen zyrtare të Komunës.Theksojmë se nga këto shërbime kanë qenë të liruar vetëm veteranët e UÇK-së./

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi