Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i është bashkëngjitur festës së qytetarëve në sheshet e kryeqytetit, me rastin e shënimit të 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Ka qenë bashkëshortja e Ramës, Kristalja, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video ku i pari i Prishtinës shihet me flamur kombëtar në dorë duke i prirë valles në sheshin ‘Zahir Pajaziti’.
Ndryshe, për Ditën e Flamurit janë organizuar manifestime të ndryshme në të gjitha qytetet e Kosovës.

