Në krye të KFOR’it sërish do të jetë gjeneral majori turk, Ozkan Ulutash.
Më 3 tetor, në ora 11:00, komandanti në largim Enrico Barduani do t’ia dorëzojë detyrën Ulutashit.
Në ceremoninë e ndërrimit të Komandës do të jetë është admirali Stuart B. Munsch, Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli.
“Gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Enrico BARDUANI, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të Ushtrisë Turke, Özkan ULUTAŞ”, thuhet në njoftimin e KFOR’it.
Ulutash ka qenë komandat i KFOR’it para Barduanit.