Dhjetëra mijëra punonjës të universiteteve filluan një grevë 3-ditore që përfshin 150 universitete në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar
Dhjetëra mijëra punonjës të universiteteve filluan një grevë 3-ditore që përfshin 150 universitete në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Anadolu.
Anëtarët e Unionit të Universiteteve dhe Kolegjeve (UCU) vendosën të largohen për shkak të mosmarrëveshjes së pagave. Javën e kaluar, sindikata konfirmoi se punëdhënësit e universiteteve paraqitën ofertat mbi pagat, kushtet e punës dhe pensionet.
Megjithatë, vendimi i grevës vjen pasi komisioni i arsimit të lartë o sindikatës votoi për vazhdimin e veprimit dhe për të mos vënë në votim propozimet e fundit nga punëdhënësit mes anëtarëve të tij.
“Ky përparim është për shkak të forcës, vendosmërisë dhe sakrificës së punonjësve të universitetit që kanë qëndruar në kufijtë e vendosur”, tha javën e kaluar Jo Grady, sekretare e përgjithshme e unionit UCU.
Stafi i universitetit ishte në grevë të enjten dhe të premten e javës së kaluar.
Të premten, shefi ekzekutiv i Shoqatës së Punëdhënësve të Universiteteve dhe Kolegjeve (UCEA), Raj Jethwa, tha se anëtarët e UCU-së janë lodhur nga aksionet e grevës.
“Kjo është arsyeja pse studentët dhe stafi në të gjithë sektorin e arsimit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar do të jenë thellësisht të zhgënjyer që Komiteti i Arsimit të Lartë të UCU-së ka vendosur të vazhdojë me aksionet e tentativës për grevë të javës së ardhshme”, tha ai në një njoftim.