Pushtuesit izraelitë plagosin 4 palestinezë, rrethojnë shtëpinë e një familjeje në Bregun Perëndimor

Pushtuesit izraelitë plagosin 4 palestinezë, rrethojnë shtëpinë e një familjeje në Bregun Perëndimor

“Shtatë fëmijë ndodhen ende brenda shtëpisë në jug të Hebronit ndërsa ambulancat nuk kanë mundur të arrijnë te çifti i plagosur”, thotë një dëshmitar.

Pushtuesit izraelitë plagosën katër palestinezë në sulme të ndara në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar të martën, përfshirë një çift, shtëpia e të cilit u rrethua në jug të Khalilit (Hebronit), transmeton Anadolu.

Dhjetëra pushtues izraelitë rrethuan shtëpinë e Yousef Shnaranit në Wadi al-Rakhim, në zonën Masafer Yatta, dhe më pas sulmuan atë dhe gruan e tij, duke i plagosur të dy, tha për Anadolu i afërmi i tyre, Ayman Shnaran.

Ai tha se pushtuesit kishin ngritur më herët një tendë vetëm disa metra larg shtëpisë, përpara se të mblidheshin aty në numër të madh. Më vonë mbërritën ushtarët izraelitë, por nuk e hoqën rrethimin ndërsa ambulancat nuk mundën të arrinin te çifti i plagosur, tha ai.

Shtatë fëmijë ndodheshin ende brenda shtëpisë. Në zonën e Khalilit, pushtuesit izraelitë sulmuan shtëpi palestineze dhe hapën zjarr në Beit Ummar, njoftoi agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa.

Forcat izraelite bastisën disa shtëpi në vendbanim. Nuk u raportuan të plagosur apo të arrestuar. Në veri të Bregut Perëndimor, dy fermerë palestinezë, të cilët janë vëllezër, u plagosën pasi pushtuesit izraelitë sulmuan fermerët që po mblidhnin ullinj nga Marda dhe Jamma’in aty pranë, në veri të Salfitit.

Të dy u dërguan në spital dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme, tha Wafa. Pushtuesit morën ullinjtë e mbledhur nga fermerët.

Pushtuesit izraelitë kanë kryer më shumë se 14.742 sulme në të gjithë Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë 66 palestinezë, sipas Komisionit Palestinez për Kolonizimin dhe Rezistencën ndaj Murit.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova