Haziri u bën thirrje protestuesve: Mos i hidhni mjetet piroteknike në drejtim të Policisë

Haziri u bën thirrje protestuesve: Mos i hidhni mjetet piroteknike në drejtim të Policisë

Çlirim Haziri nga iniciativa “Jo në emrin tim”, në protestën para Kuvendit të Kosovës, ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa ka kërkuar që mjetet piroteknike të mos hidhen në drejtim të Policisë së Kosovës,

Haziri ka thënë se deputetëve u kanë mbetur vetëm edhe pak orë nga përfundimi i mandatit, duke iu referuar orës 00:00.

“Nëse vazhdojmë të qëndrojmë këtu në shesh derisa politika jonë të na sheh. Ju kanë mbetur vetëm edhe pak orë e në orën 00:00 t’ju thëmë nuk do të jenë deputetë. Do të jenë qytetarë të thjeshtë, sepse përfundon mandati i tyre. Po para se të flas për ta, ju lutem të keni kujdes me mjetet piroteknike, mos i hudhni në drejtim të policisë. Sepse pas orës 00:00, as kjo polici nuk do t’i trajtojë ata qyqarë që janë mbyllur brenda, po do t’ju ndajë qetësi këtu në shesh.

Policia e Kosovës sot është UÇK-ja jonë që ka qenë dje. Andaj, ne jemi bashkë me policinë.

E ju ftoj të presim ashtu siç kemi pritur që 21 ditë e 21 netë këtu në sheshet e Prishtinës, pa u lodhur, ashtu me zemrat e juve të mëdha, të presim e të qëndrojmë për UÇK-në, se pritja jonë sot për UÇK-në është shumë e vogël në raport me sakrificën e gjakun e derdhur për këtë vend”, tha Haziri.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova