Sulmuesi, një nxënës 19-vjeçar i shkollës në qytetin Ostroleka, është arrestuar pak pasi është larguar nga vendi i ngjarjes.
Një sulm me thikë në një shkollë në verilindje të Polonisë ka lënë të plagosur të paktën tetë persona të mërkurën, raportuan mediat lokale.
Të plagosurit, përfshirë pesë fëmijë dhe tre të rritur, janë dërguar në spital, tha Adrian Stupski nga shërbimi zjarrfikës për median polake RMF FM.
Sulmuesi, një nxënës 19-vjeçar i shkollës në qytetin Ostroleka, është arrestuar pak pasi është larguar nga vendi i ngjarjes.
Zëdhënësi i policisë, Marcin Sawicki, tha për Agjencinë Polake të Shtypit se edhe sulmuesi është plagosur.
Në vendin e ngjarjes, efektivët e policisë po përcaktojnë rrethanat e ngjarjes.

