Kryeministri Albin Kurti u ka kërkuar gazetarëve që pas konferencës ta kontaktojnë kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, për ta pyetur për propozimin e ri të tij lidhur me zgjidhjen e ngërçit politik, raporton Ekonomia Online.
Kurti ka thënë se nuk ka nevojë që gazetarët të kontaktojnë kandidatët për president, Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin, pasi për ta do të flasë vetë, ndërsa ka kërkuar që Hamza të pyetet për qëndrimin e PDK-së.
“Më lejoni të ju lus që pas kësaj konference mos me i thirrni Glaukun dhe Feriden. Por më pyesni Bedri Hamzën, pyetni se çka mendon për propozimin e ri. Mandej me Glaukun e me Feride flas unë, besoj që nuk keni nevojë me pyet. Unë flas me ta, por ju flisni me Bedri Hamzën sepse s’po mund ta takoj. Pra, neve po na duhet një ndërmjetësues, dhe unë besoj juve si ndërmjetësues me Bedri Hamzën, jo me Glaukun e me Feriden”, tha ai.

