Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot pasdite mban mbedhjen e radhës, ku në rend të ditës është rekomandimi për certifikimin edhe të Listës Serbe për zgjedhjet e lokale të 12 tetorit. Ka pasur lojë fjalësh nga VV-ja rreth këtij certifikimi, mirëpo nga SHBA-ja kanë ardhur porosi të qarta se të gjitha partitë duhet të certifikohen.
“Janë kundër secilit kandidat të VV-së, mirëpo asnjëherë, asnjë fjalë nuk ua dëgjon tek e thonë për Listën Serbe. Për më tepër, po besoj që do ta shihni edhe në ditët në vijim do të kontribuojnë edhe në certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale. Njëjtë siç kanë vepruar edhe në të kaluarën. Pra, është një koalicion që po funksionon në mënyrë perfekte”, ka thënë Murati.
Pikërisht për certifikimin e Listës Serbe, e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane, Anu Prattipati, disa herë dha mesazhe të qarta për përfaqësuesit e partive politike në KQZ.
Përveç kësaj, sipas agjendës së KQZ-sënë rend dite është edhe njoftimi për vendimin e PZAP-it, i cili ka kërkuar KQZ-së që ta certifikojë pjesëmarrjen në zgjedhje të subjektit politik “Lidhja e Prishtinës”. Mbledhja pritet të zhvillohet me pjesëmarrjen e anëtarëve të Komisionit, përfaqësuesve të Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Subjekteve Politike, si dhe përfaqësuesve të institucioneve relevante.