“Mbill sot që të korrësh nesër”, Kurti shkruan për suksese që thotë t’i ketë arritur në bujqësi

“Mbill sot që të korrësh nesër”, Kurti shkruan për suksese që thotë t’i ketë arritur në bujqësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për disa suksese që Qeveria që drejtohet nga ai thtoë t’i ketë arritur në sektorin e bujqësisë.

Ai ka thënë që brenda dy viteve e gjysmë kanë shënuar rekord të të mbjellave që prej pas luftës.

”Mbill sot që të korrësh nesër. Në dy vjet e gjysmë qeverisje, kemi shënuar rekord të të mbjellave që prej pasluftës. Në krahasim me dy vite më parë, sipërfaqet e të mbjellave me drithëra janë rritur për gati 2/3. Sepse përkrahjen me subvencione për bujqit dhe fermerët e kemi rritur deri në 216%”.

“Mbi 214 milionë euro është vlera e mbështetjes financiare deri më tani. Për herë të parë, kemi subvencionuar naftën dhe plehun bujqësor. Sigurimeve bujqësore u janë shtuar edhe gjashtë kultura të reja, kurse primin e sigurimit e kemi subvencionuar për 75%”.

”Aplikimi për subvencione dhe grante është bërë më i lehtë. Keqpërdorimet, padrejtësitë dhe korrupsioni janë ndalur. Gjasat për të përfituar bujqit dhe fermerët meritorë janë rritur. Për herë të parë janë aprovuar 50% të aplikimeve për grante, teksa numri i fermerëve të mbështetur çdo vit është mbi 30 mijë. Fermeri i Kosovës sot, është fermeri më i përkrahur në rajon”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova