Sulmuesi francez Kylian Mbappé, në një intervistë për versionin spanjoll të revistës GQ, foli për rrugëtimin e tij në futboll, përvojën te Real Madrid dhe sfidat e futbollit në nivelin më të lartë.
I pyetur se çfarë do të thotë për të të jetë lojtar i Real Madridit, Mbappé u shpreh:
“Për mua është si një dhuratë nga Zoti. Të kesh mundësinë të jetosh nga pasioni yt, të luash ndeshjet më të mira dhe të jesh në klubin më të mirë në botë. Jam gjithmonë jashtëzakonisht mirënjohës që jam në fushë dhe që çdo mëngjes zgjohem për të bërë atë që më bën të lumtur.”
Ai vlerësoi veçanërisht stadiumin Santiago Bernabéu dhe Spanjën.
“Kënaqem duke qenë në fushë dhe duke ndjerë se luaj në stadiumin më të mirë në botë, në një vend që, për sa i përket futbollit, është ndër më të mirët në botë,” tha ai.












