Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Valmir Matoshi ka folur pasi Kosova mori vetëm një pikë ndaj Izraelit.
Ndeshja u mbyll pa gola, teksa Matoshi tha se rezulati ishte real.
“Ne kemi dhënë maksimumin si ekip. Në fund na mungoi goli. Kishim raste të mira, edhe ata kishin. 0:0 është rezultat real. Nuk jemi të kënaqur me barazim, duhet të kënaqemi vetëm kur fiton. Këto ndeshje janë të rëndësishme, pasi mundësohet si Suedia që është kualifikuar në Botëror”, ka thënë Matoshi.
Kjo ndeshje u luajt në Debrecen të Hungarisë dhe i takoi xhiros së tretë të Ligës B të Ligës së Kombeve.
Kosova ndeshjen e ardhshme e luan të dielën duke nisur nga ora 18:00 përballë Austrisë në stadiumin ”Fadil Vokrri”.

